26.3 C
Prizren
E mërkurë, 24 Shtator, 2025

Model i ri i zgjedhjes së kryetarit në PDK!

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar që kandidimi të bëhet në mënyrë individuale, e jo këtë ta bëjë këtë kryesia, siç ka ndodhur deri më tani. Gazeta Blic ka marrë vesh që ditën e premte, Veseli edhe zyrtarisht do ta shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së.

“Kandidatura ime për kryetar bëhet të premten. Ndoshta nuk gabova, por kërkova që kandidimi im të jetë individual nga vetë unë, jo nga Kryesia sikurse ishte menduar të ndodh”, citohet të ketë thënë Veseli, tregon një burim i Gazetës Blic brenda mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.

Sipas këtij burimi, Veseli ka theksuar se me këtë veprim “dëshiron të hap një proces të ri të kandidimeve demokratike në parti, edhe pse me risk afatshkurtër, por në aspektin afatgjatë”.

PDK për 16 vjet rresht ishte udhëhequr nga Hashim Thaçi, i cili para më shumë se një muaji u zgjodh president i vendit, derisa partinë më të madhe në vend pritet ta drejtoj Kadri Veseli.

Ndërkaq, pas mbledhjes nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se sot është takuar Kryesia e kësaj partie për t’i koordinuar veprimet për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet më 7 maj.

Ai ka theksuar se ushtruesi i detyrës së PDK-së, Kadir Veseli ka kërkuar që të minimalizohen dhe liberalizohen kriteret që të ketë sa më shumë kandidatë për kreun e partisë. / Gazeta Blic

Më Shumë

Sekuestrohen armë dhe një sasi e municionit në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion gjatë një aksioni të zhvilluar në Prizren, pas një rasti të shtënave me armë zjarri...

Ndalohen mallra të padeklaruara në Vërmicë

Të premten, rreth orës 22:30, në Pikën Kufitare Vërmicë, gjatë një kontrolli rutinë doganor, është selektuar për kontroll të detajuar një automjet në hyrje...

Lajmet e Fundit