Moderatorja ia ngatërron emrin me deputetin e LVV-së, ky është reagimi i Arban Abrashit

Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, ia kanë ndërruar sot emrin me deputetin e LVV-së, Artan Abrashi, raporton Gazeta Express.

Derisa ishin në komunën që udhëhiqet nga LVV-ja në Prizren, ministri i LDK-së është thirrur nga moderatorja për një fjalë rasti në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë.

Megjithatë, moderatorja ia ka ngatërruar emrin ministrit, duke iu referuar si Artan Abrashi, pra në emër të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas këtij gabimi turma ka reaguar duke e përmirësuar moderatoren. /GazetaExpress/

 

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit