23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Molliqaj: LDK dhe AAK si PDK-ja, po bëjnë garë për Kryeministrin

DardanMolliqaj-vvSekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se është gabim i LDK’së dhe AAK’së që po vrapojnë pas pozitës së Kryeministrit.

Sipas tij, me këto veprime, LDK dhe AAK po i ngjanë PDK’së.

“Marrëveshja për ndarjen e posteve ishte e ngutshme, e hershme dhe e parakohshme. Së pari është dashur të merremi vesh për parime”, ka thënë Molliqaj, për Klan Kosova.

“Gara se kush me qenë i pari po i ngjanë PDK’së”, ka shtuar ai.

Molliqaj ka thënë se nuk do të prishet koalicioni për pozitën e Kryeministrit.

Sidoqoftë, ai ka bërë thirrje që të thirret seanca dhe të konstituohet Kuvendi.

Më Shumë

Nderohet vepra e dëshmorit Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies heroike

Është kujtuar sot vepra dhe sakrifica e dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi, në 27-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares. Homazhet u zhvilluan...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Lajmet e Fundit