Momentet ku trupat gjermane u futën në Prizren (Video)

Agjencia e lajmeve AP ka të publikuara pamjet në arkivat e saja të hyrjes së trupave gjermane në Kosovë.

Trupat kaluan nëpër qytetin e Kukësit ku atje u pritën me brohorima nga vendasit.

Më vonë trupat u futën në qytetin e Prizrenit. Mijëra shqiptarë kishin dalë në pritje të trupave çlirimtare dhe gëzimi në fytyrat e tyre ishte i papërshkrueshëm.

Trupat u futën me tanke, personal të armatosur, makineri të rëndë dhe me pajisje tjera ushtarake.

Një tjetër kontigjent gjerman erdhi më vonë nga Maqedonia në Prizren. Ky ishte fillimi i vendosjes së trupave ushtarake ndërkombëtare në territorin e Kosovës./Gazeta Express/

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit