9.3 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Momenti kur Anton Quni ndihmon qytetarin që përjetoi sulm epileptik në mes të rrugës

Kandidati i LDK-së për Prizrenin, ka qenë pjesë e ngjarje jo të zakonshme në “kryeqytetin historik”.

Ai ka qëlluar pranë një qytetari që pësoi sulm epileptik, teksa sipas dëshmitarëve të rastit, vrapoi menjëherë aty te vendngjarja.

Kështu ka thënë edhe një banor në kushte anonimiteti, që shpalosi gjithë ngjarjen në detaje.

“Me daten 6 tetor, pra, të mërkurën, në ora 16:05 një qytetar me epilepsi ka humbur ndjenjat pas një sulmi epileptik, duke perplasur kokën, me ç’rast edhe e humbi vetëdijen.

Në atë moment rastësisht ka kaluar aty pranë Anton Quni, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, i cili ia dha ndihmën e parë qytetarit, derisa arriti ndihma e shpejtë”, tha ai, shkruan Blic.

 

Ky qytetar ndër të tjera ka treguar se pacienti kishte frymëmarrje të vështirësuar dhe gjakderdhje pas përplasjes me kokë, dhe ka pohuar se po të mos ishte aty Quni për ta ndihmuar qytetarin, gjendja e tij do të rëndohej shumë.

 

Më Shumë

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit