8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Prokuroria e Prishtinës: Aktakuza ndaj Haskukës dhe Selimit ishte ngritur në vitin 2016

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se aktakuza ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit e tre ish-deputetëve ishte ngritur në vitin 2016.

Ky reagim i Prokurorisë vjen pasi në media kishin qarkulluar lajme sot lidhur me aktakuzën ndaj këtyre personacve.

” Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon lidhur me lajmin e publikuar “Ekskluzive:Aktakuzë ndaj Mytaher Haskukës, Rexhep Selimit e tre ish-deputetëve se më 2016 hodhën gaz lotsjellës në Parlament”, duke marrë parasysh se aktualizimi i raportimeve të tilla në opinion, në periudha të caktuara kohore, jo vetëm në këtë rast por edhe herë më parë, shpërfaqë tendencë përmes titujve të tyre, pasi në rastin konkret aktakuza e raportuar është ngritur shumë kohë më parë, konkretisht kjo aktakuzë është ngritur më 15.04.2016 dhe është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”.

“Me këtë rast theksojmë se, raportimet me tituj të tillë dhe aktivizimi i tyre në periudha të caktuara kohore shpërfaqin tendencë në opinionin publik, si dhe nuk transmetojnë në mënyrë të duhur punën e sistemit prokurorial”, thuhet në njoftimin e Prokuroris

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Lajmet e Fundit