7.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Mos prisni mrekulli këtë vit nga Mick Schumacher

Djali i legjendës Michael Schumacher, Mick, do të debutojë këtë vit në Formula 1 me makinën amerikane Haas, e cila vjet nuk ka qenë shumë kompetitive në pistë.

Njëvendëshja amerikane, që përdor motorrin Ferrari, ka patur shumë probleme, që pritet ta pasojnë edhe këtë vit. Ndaj Mick nuk pret shumë nga debutimi i tij në Formula 1.

“Nëse arrijmë të shkojmë në sesionin e dytë të provave zyrtare (Q2) do të ishte një tore e madhe për ne. Pra, të jemi brenda 15 makinave të para në startin e garës. Ky është objektivi im dhe i skuadrës për sezonin e ri”, tha Mick Schumacher.

“Nuk dua të vendos si objektiv të pamundurën, të kërkoj gjëra të vështira për t’u arritur. Objektivi më i madh është përmirësimi im si pilot dhe të ndihmoj në zhvillimin e makinës. Mendoj se jam gati për këtë sezon të parë në Formula 1, jam përgatitur ashtu si duhet”, – përfundoi  Schumacher Jr.

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit