Mos të rrezikohet liberalizimi i vizave

Njohësi i proceseve integruese, Emrush Ujkani, ka paralajmëruar se nëse institucionet tona nuk veprojnë me kohë për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi atëherë mund të prolongohet procesi i liberalizimit të vizave, i cili është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se duhet të ketë një konsensus të brendshëm nacional për një çështje të tillë.

“Nëse demarkacioni është kusht, atëherë ai kusht duhet të plotësohet nga institucionet tona dhe në këtë mënyrë mos të rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave, që është pritur që sa vite nga qytetarët”, ka thënë Ujkani, duke shtuar se çdo zhargitje e këtij procesi mund të prodhojë pakënaqësi në Kosovë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit