Moti për ditët në vazhdim, parashihen vranësira e reshje shiu

Ditët e javës në vazhdim përgjithësisht do të përcillen me vranësira dhe reshje shiu. Parashikohen gjithashtu erëra të lehta deri në mesatare, ndërsa presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen.

Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, dita e martë do të ketë, mot të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu.Gjatë ditës do të ketë intervale me diell.Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë.

Dita e mërkurë: Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.Temperaturat do mbesin konstante me të ditës së marte.

E enjte: Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Kjo ditë parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës,për shkak të prezence së masave të ajrit me origjinë nga jugperendimi.

E premte:Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në vlarat e maksimaleve.

Vikendi parashihet i vranët dhe me reshje shiu.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit