Moti sot dhe nesër: Temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se moti sot dhe nesër do të jetë me diell dhe vranësira të lehta.

Në njoftimin e këtij institut thuhet se vranësirat e lehta mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor.

“Kjo situatë barike do të mundësojë që gjatë këtyre dy ditëve të vikendit të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor”, është thënë në njoftimin e institut.

Sipas njoftimit, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, është thënë në njoftim.

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit