Moti sot, shi dhe vranët – mundësi edhe vërshime të shpejta

 

Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK, reshjet e shiut gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa intensiteti dhe sasia më e madhe e tyre pritet të jetë në pjesë jugore dhe jugperëndimore të Kosovës.

Si pasojë e këtyre reshjeve nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Pellgun e Lumit Lepenc (Brezovicë, Shtërpcë, Kaçanik, Hani Elezit, Ferizaj),  pastaj pjesa jugore e Dukagjinit (rrethi i Prizrenit, Therandës, Dragashit etj.),  mund të krijohen vërshime të shpejta,  të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit