Mourinho kërkon përforcime për Romën në merkaton e janarit

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, shpreson se klubi i tij mund të sjellë përforcime përpara ndeshjes së ligës të së dielës kundër Juventus-it.

Kryeqytetasit janë në bisedime të avancuara me FC Porto për të nënshkruar me mesfushorin Sergio Oliveira.

Portugezi mund t’i bashkohet Romës në formë huazimi deri në fund të sezonit me një opsion blerjeje prej 15 milionë eurosh të përfshirë në marrëveshje.

“Ne do të shohim nëse është e mundur të përfundojmë negociatat para ndeshjes kundër Juventus-it, edhe nëse ata nuk stërviten me ne”, tha Mourinho të enjten në lidhje me objektivat e mundshëm të transferimit.

Roma thuhet se tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje me Arsenal-in për të nënshkruar me Ainsley Maitland-Niles në huazim për pjesën tjetër të sezonit.

Roma do të paguajë deri në 800,000 funta plus bonuse për Arsenalin, si dhe pagat e mesfushorit anglez.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Lajmet e Fundit