Mourinho trondit Unitedin

Jose Mourinho nuk është i lumtur në Manchester United dhe mund të largohet në fund të sezonit
Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të shqetësuar rreth të ardhmes së Jose Mourinhos, i cili po mendon të largohet në fund të sezonit.

Daily Mail shkruan se Mourinho nuk është i lumtur në muajt e fundit dhe po e mendon largimin.

Arsyeja kryesore për pakënaqësinë e portugezit janë transferimet, pasi skuadra po refuzon të paguajë 45 milionë euro për Danny Rose.

Ai po ashtu beson se skuadra nuk mund të konkurrojë me Manchester Cityn në transferime, skuadër e cila po kryeson kampionatin me 15 pikë më shumë se sa Unitedi. /Express/

Më Shumë

Aleanca në Prizren viziton OVL-UÇK-në, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë...

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Lajmet e Fundit