20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Mourinho: Unë e bleva Salahun, nuk e shita

Jose Mourinho është shprehur kundër kritikëve që e kanë fajësuar atë për shitjen e Mohamed Salahut sa ishte menaxher i Chelseat. Këto raportime ai i ka quajtur “gënjeshtra” dhe “një tjetër padrejtësi” ndaj tij.

Mourinho e bleu Salahun nga Bazeli në janarin e vitit 2014 për 14 milionë funte, por më vonë u huazua te Fiorentina dhe u shit te Roma në verën e vitit 2016.

“Është hera e parë që flas për këtë, por është një tjetër padrejtësi që është bërë ndaj meje. Njerëzit thonë se unë e shita Salah, por është e kundërta. Unë e bleva Salah. Isha unë që i thash Chelseat të blejë Salah. Po drejtoja unë kur Salah erdhi te Chelsea. Erdhi si fëmijë, fizikisht nuk ishte gati, psiqikisht nuk ishte gati, ishte i humbur për nga kultura dhe shoqëria, çdo gjë ishte e vështirë për të”, ka thënë Mourinho.

“Vendosëm ta huazonim dhe ai e kërkoi këtë. Donte të luante më shumë, donte të shkonte dhe ne e huazuam te Fiornetina. Atje filloi të rritej. Chelsea vendosi ta shiste, OK? Por kur than se unë e shita, kjo është gënjeshtër. Unë e bleva. U pajtova me huazimin e tij sepse ishte e nevojshme”, ka thënë veç të tjerash portugezi.

Më Shumë

Osman Hajdari largohet nga drejtimi i QKUK-së – kandidon për drejtor të Spitalit të Prizrenit

Ka ndodhur një ndryshim në udhëheqjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Osman Hajdari është liruar nga pozita e ushtruesit të detyrës së...

Prizren/ Prokuroria ndalon dhe akuzon disa persona për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë ndalime, kërkesa për paraburgim dhe ngritje aktakuzash për...

Lajmet e Fundit