9.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

MPJ dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumetnik si Kosova.

“Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan Indeksonline.

Ndërsa Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë, përfundohet në komunikatën për media.

Më Shumë

Lajmet e Fundit