20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

MPJ dënon dëmtimin e pllakës së Ambasadës së Kosovës në Suedi

cccMinistria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, të shtunën pasdite është informuar nga zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Suedi, se dje rreth orës 16, pllaka në hyrje të selisë së Ambasadës në Stokholm është gjetur e dëmtuar. Zyrtarët e Ambasadës kanë njoftuar se sipas asaj që vihet re, duket se dëmtimi është bërë me mjete të forta, me ç’rast mbi pllakën e Ambasadës së Kosovës janë shkarravitur simbole serbe.Zyrtarët e Ambasadës menjëherë i kanë njoftuar organet policore suedeze, që përkujdesen për sigurinë e ambasadave, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Autoritetet suedeze kanë ekzaminuar dëmtimin dhe kanë marrë një deklaratë gojore në vendin e ngjarjes nga zyrtarët e Ambasadës, duke theksuar se do të fillojnë hetimin e rastit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon këtë akt vandalizmi kundër simboleve të Ambasadës së Kosovës në Suedi, duke shprehur përkushtimin e plotë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, për të qenë në shërbim të plotë të misionit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Delirium

Lajmet e Fundit