4.4 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Muhamet Shalaj merr përkrahje në Gjonaj të Hasit

Gjonaj i Hasit sonte ka mirëpritur kandidatin për kryeministër të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe të gjithë kandidatët për deputet nga ky subjekt politik në Prizren.

Mbështetja e madhe në të cilën kanë hasur kandidatët për deputet në Gjonaj, nga këta të fundit është vlerësuar se Hasi ka pranuar kauzën me çlirimtarët.

E si rrjedhojë, kandidati për deputet nga kjo trevë, Muhamet Shalaj para të pranishmëve ka thënë se Gjonaj dhe fshatrat e Hasit do të jenë në qendër të vëmendjes të qeverisjes së Nismës Socialdemokrate.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Gjonaj ka ditur çdoherë të mbështesë Nismën Socialdemokrate, si shumë fshatra përreth të Hasit. Në qeverisjen tonë Gjonaj do të ketë mirëqenie të mirëfilltë, investimet tona do të fokusohen në turizmin rural, infrastrukturë të përgjithshme, e poashtu rritjen e cilësisë në arsim”, ka thënë Shalaj.

Poashtu Shalaj para të pranishmëve ka kërkuar që më 14 shkurt të votohet Nisma Socialdemokrate dhe kandidati i saj për Kryeministër, Fatmir Limaj e poashtu edhe kandidatët e saj për deputet nga Prizreni.

“Duke votuar Fatmir Limajn për Kryeministër, ju dhe ne së bashku do të votojmë për kauzën që ka për synim ti mbroj e ruaj çlirimtarët”, ka thënë Shalaj.

Shalaj në këto zgjedhje garon me numrin 77, i cili beson se do të konfirmohet për deputet të Kuvendit të Kosovës./04 Online

Më Shumë

Bashkimi–Rahoveci, duel me objektiva të ndryshme në Prizren

Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi do të presë sonte Rahovecin 029, në ndeshjen që zhvillohet në...

Mbi 800 vota më pak, reagon Selmanaj: Rinumërimi i të gjitha kutive është i domosdoshëm

Driton Selmanaj, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren dhe kandidat për deputet, ka reaguar pas procesit të rinumërimit të votave në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit