10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Muharremaj: Në zgjedhjet e tetorit do të fitojë sërish bindshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se vaksinimi kundër COVID-19 atje ka filluar nga java e kaluar.

“Përparësi në vaksinim kanë punëtorët shëndetësor, 120 vaksina i kishim për ata, edhe pse disa mjekë janë duke hezituar për t’u vaksinuar. Ndërsa, para disa ditëve kemi pranuar edhe 300 vaksina, të cilat do të jenë për personat mbi 85 vjeç si dhe për të moshuarit në shtëpinë e pleqve”.

“Sot në ora 09:00 do të fillojmë me vaksinimin e qytetarëve tek shtëpia e të moshuarve, mbi 30 qytetar që janë në atë shtëpi do të jenë pjesë e këtij procesi. Kam kërkuar që vaksinimi të fillojë edhe për mësuesit, policët, stafin komunal dhe zjarrfikësit, numri i vaksinave në Komunën e Suharekës është i vogël”.

Muharremaj në Sytë Shtatë ka theksuar se ai do të kandidojë sërish në zgjedhjet lokale të këtij viti që pritet të mbahen në muajin tetor.

“Në zgjedhjet e tetorit do të fitojë bindshëm, jo që dua unë, por duan qytetarët e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë 10 komuna, ne do të luftojmë që t’i kemi 10 komuna. Ne jemi duke punuar në këtë aspekt, nuk jemi duke pushuar. Kryetarët e komunave që janë të udhëhequra nga AAK-ja të gjithë janë punëtorë”, ka thënë Muharremaj.

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit