10.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Muharremaj: S’kemi raste të reja në Suharekë qe dy ditë, rasti që u konfirmua mbrëmë është nga Prizreni

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka deklaruar se nuk ka asnjë rast shtesë me COVID-19 në këtë komunë nga rezultatet e dy ditëve të fundit, raporton Express.

Muharremaj ka treguar se dy rastet që mbrëmë rezultuan pozitive janë ri-testime dhe jo raste të reja.

Sipas tij, rasti i ri pozitiv për të cilin njoftoi mbrëmë IKSHP’ja është nga Prizreni.

“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë për rastin e vetëm që e ka evidentuar nga Komuna jonë, i ka pasur shënimet (Suharekë-Prizren) dhe prandaj është njoftuar ashtu. Pra, rasti është nga Prizreni dhe jo komuna jonë”, ka shkruar Muharremaj.

Ndryshe, mbrëmë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Prej këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar shtatë raste. Sipas IKSHP’së, rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

IKShP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 27 pacientëve.

“Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, thuhet në njoftim.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 22 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 813, ndërsa 298 pacientë janë shëruar./Gazeta Express

Më Shumë

Arrestohen tre persona për grabitje në Prizren, një i dyshuar ende në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur në Prizren, ndërsa një i dyshuar tjetër është...

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Lajmet e Fundit