Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i janë gëzuar zhbllokimit të të hyrave vetanake , pasi në fillim të qershorit kaloi Projektligji për plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Me projektbuxhetin i vitit 2023, të propozuar nga Qeveria Kurti, parashihej që mjetet vetanake të kalonin në arkën e shtetit.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se të bllokuara kanë qenë 380 mijë euro dhe se ato mjete kanë qenë të destinuara për investime kapitale.
“Më vjen mirë që Qeveria e ka marrë një vendim të mirë. Ato mjete u takojnë komunave. Vlera në Suharekë që kanë qenë të bllokuara është 380 mijë euro, janë projekte që janë të destinuara për investime kapitale, por më në fund besoj se është bërë një gjest i mirë, për arsye se Qeveria duhet të na kuptojë se komuna nuk i ka opozitë, ne jemi kryetarë komunash dhe çdo kryetarë mendon me dërgu komunën e tij përpara, me pas zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale të mirë”, thotë Muharremaj.
Ndonëse vitin e kaluar nuk ka pasur bartje buxhetore për shkak të shfrytëzimit të buxhetit në tërësi, Muharremaj thotë se mjetet e bllokuara kanë qenë të vitit 2021.
“Ato projekte janë të planifikuar, të hyrat janë nga prej vitit 2021 se ne të vitit 2022 nuk kemi pas bartje dhe kështu që janë të planifikuar në projekte afatgjate, mirëpo tani do ta kemi të lehtë se në momentin që kalon Ligji në lexim të dytë, atëherë ne i planifikojmë dhe i dërgojmë në Asamble Komunale dhe vazhdon kështu”, u shpreh ai.
Muharremaj ka folur edhe për projektet që kanë prioritet këtë vit. Ai përmend ndërtimin e shtëpisë së kulturës e “unazën e djathtë”.
“Është shtëpia e kulturës me rëndësi, ‘unaza e djathtë’ shumë me rëndësi, rruga që e zhvillon turizmin e që e lidh komunën tonë me Shtërpcën edhe kemi afër 5 milionë euro investime në zhvillimin e turizmit në Komunën e Suharekës, që pretendojmë ta kemi një shteg të ecjes prej Ferizajt… kjo do të bëhet çdo herë për zhvillimin e turizmit dhe kemi nevojë që diaspora të investojë në Suharekë. Presim të fillojmë me një zonë të re industruiale, ku kemi përfunduar zonën që është me standarde evropiane por pretendojmë të fillojmë edhe me një zonë të re”, thotë Muharremaj./EO
Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.
Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!
#quality #contrucion #design #park
www.renelualtahiri.com
+383 44 128 112