15.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Muja i frikësohet ballafaqimit me Forumin “Transparenca”

Ramadan Muja 2Pas dy ftesave brenda një muaji për të marrë pjesë në debatin “Ballafaqim” me anëtarët e Forumit Transparenca, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka dhënë edhe një dëshmi për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve. Ai ka refuzuar të ballafaqohet me gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështjet e qeverisjes lokale.

“Refuzimi për të diskutuar me grupet e komunitetit është shkelje e parimeve themelore të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse nga Kryetari i Komunës. Për më tepër, ky barrikadim i Kryetarit të Komunës në periudhën e hartimit të buxhetit komunal për vitin 2015 paraqet edhe shkelje të obligimeve ligjore”, thuhet në komunikatë të Forumit Transparenca.

“Sipas Ligjit për Financat Publike, Kryetari është edhe Administrator Financiar i Komunës dhe obligohet të veprojë në pajtim me obligimet ligjore të konsultimit me qytetarë në raport me menaxhimin e parasë publike”.

“Obligim tjetër ligjor i Kryetarit të Komunës rrjedh edhe nga Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, sipas të cilit,përveç takimeve publike, komunat janë të obliguara t’i informojnë qytetarët e komunës për çfarëdo planesh apo programesh të rëndësishme me interes publik, siç rregullohet me statutin e komunës”

“I njëjti ligj përcakton se Kryetari përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj. Forumi Transparenca e ka ftuar Kryetarin e Komunës për t’u informuar dhe diskutuar mbi qeverisjen lokale, ndërsa refuzimi i tij qartë paraqet shkelje ligjore”GVYR vullnetit të qytetarëve duke refuzuar edhe debatin publik me gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile. Kjo mbyllje e tij është në kundërshtim me praktikën e qeverisjes demokratike dhe shkelje e kontratës së tij me qytetarët, të cilët përmes votës e kanë autorizuar atë që t’u shërbejë, duke qeverisur në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse”.

“Forumi Transparenca shpreh mospajtimin e vet me këtë veprim jodemokratik të Kryetarit Muja. Megjithatë, ne dëshirojmë t’i japim edhe një mundësi Kryetarit, duke e ftuar edhe një herë publikisht që të ballafaqohet me Forumin Transparenca”.

“Kjo është ftesa e fundit që Forumi Transparenca i bën Kryetarit Muja që të përmbushë njërin nga obligimet më bazike ligjore dhe demokratike, takimin dhe komunikimin me qytetarët”.

“Forumi Transparenca është trup joformal i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike dhe misioni i tij është koordinimi i veprimeve të këtyre akterëve për të rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejat e Ratkocit, Vrajakës, Bratotit e Malësisë së Vogël, në Ditën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit. Ai...

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14). Tani seria barazohet në 1:1, raporton PrizrenPress. Vendasit...

Lajmet e Fundit