7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Muja me qeveri të vjetër

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja në fundin e vitit 2013,premtoi se shumë shpejt do të formojë qeverinë e re.

Edhe përkundër këtij premtimi, Muja nuk ka arritë të formojë këtë qeveri as gjatë muajit janar 2014.Ai ende punon me qeverinë e vjetër.

Zyrtarë të Institutit Demokratik të Kosovës pohojnë se ligji nuk e specifikon ndonjë afat kohor kur kryetarët e komunave janë të obliguar që të emërojnë drejtorët, por vonesat konsiderohen si të paarsyeshme dhe të dëmshme.

Derisa në ditët e para të janarit në opinion përflitej për emra drejtorësh të rinj, zgjedhja e drejtorëve të ri në Prizren tashmë është një temë për të cilën as nuk flitet.

Në ditët e para të janarit, zëra brenda partive të koalicionit në anonimitet nxorën në publik emra të drejtorëve të mundshëm të koalicionit, por pas demantimit të këtij informacioni nuk ka as informata zyrtare dhe as jozyrtare as nga koalicioni AAK – LDD, tabor në të cilin gjatë gjithë muajit janar është përsëritur refreni, ‘presim ftesën nga kryetari Muja’ për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit.

Nga partia fituese, nuk ka asnjë informacion as për kohën e përafërt se kur do të mund të konstituohet ekzekutivi dhe as për emrat.

Gjatë fundjavës së kaluar u paralajmërua ardhja e liderit të PDK-së Hashim Thaçit në Prizren, për ta ndarë “kulaçin” e qeverisjes lokale, por as kjo ngjarje nuk ndodhi për shkak angazhimeve të Thaçit.

Në degën e PDK-së nuk flasin për këtë temë me arsyetimin se “nuk ka asgjë të re”, dhe me shpjegimin se “kurdo që të ketë ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim opinioni do të informohet”. Në ndërkohë drejtorët e qeverisjes së vjetër, vazhdojnë punën./TV Opinion/

 

Më Shumë

Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionmarrësit. Murati ka bërë...

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Lajmet e Fundit