18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mungesa e punëtorëve, bizneset në Kosovë po marrin punëtorë edhe nga India

Drejtor i Klubit të Prodhueseve të Kosovës, Berat Mustafa u shpreh se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India.

Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryjnë shumë punë.

“Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore por edhe janë shumë të trajnuar, të specializum dhe kryejnë shumë punë”, u shprej Mustafa.

Ai tha se nuk kishte me thënë se në Kosovë ka mungesa të punëtorëve në Kosovë, por sipas tij nuk ka punëtorë të kualifikuar, duke theksuar se kompanive të mëdha iu kushton trajnimi i tyre.

Xhevat Muqa, ndërmarrësi që u kthye nga Zvicra në Kosovë foli për tregun e punës dhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.

Ai në RTV21 u shpreh se e gjithë kjo është për shkak të mos liberalizimit të vizave.

“Po të kishte qenë liberalizimi i vizave para një dekade kjo nuk kishte me ndodhë sot, sepse të rinjtë e Kosovës kishin pasë mundësi me shiju Evropën dhe me pa se çka është e vërteta. Gjithë qytetarët e Kosovës janë me një hamendje t’u jetu në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se menjëherë pas luftës në Kosovë është kthyer në Kosovë, ku edhe ka hapur biznes.

Mustafa tha se çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar se tani po ikin edhe punëtorët që kanë një vend pune e një pagë mesatare.

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng. Rasti ka...

Mes arbëreshëve të Tarantos, toka që ka mirëprit shqiptarët

Një enklavë shqiptare në zemër të Salentos. Është një nga itineraret e sugjeruara në vëllimin ‘Salenta e madhe’ për t’u zbuluar. Një udhëtim i...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit