8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Ministri tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, krijon qartësi juridike dhe parasheh eliminimin e çfarëdo dykuptimësie për rritjen e pagës minimale.

Ai tha se përmes këtij projektligji do të lirohen nga tatimi niveli i pagës minimale nën 250 euro.

“Projektligji ka qëllim fillimisht të krijojë qartësi juridike sa i përket shumës së beneficioneve, apo kompensimeve të cilat ndërlidhen me pagën minimale. Parasheh eliminimin e çfarëdo ambiguiteti apo dy kuptimësitë në mënyrë që të kemi siguri juridike që të lëvizin me pagën minimale.

Së dyti projektligji parasheh edhe lirimin nga tatimi për pjesën e pagës minimale deri në nivelin e 250 euro parashihet që të rritet pragu tatimor me zero përqind, pra që nuk tatohet.

Së treti ky projektligj e ndryshon edhe procedurën se vihet te paga minimale në mënyrë kur kemi ngërçe në Këshillin Ekonomik-Social, siç e kemi tash, kur anëtarët nuk mund të dakordohen dhe arrijnë konsensus. Plotësim-ndryshimi i ligjit parasheh se kjo mund të bëhet edhe me propozimin e ministrit të Financave në mënyrë që rritja e pagës minimale të bllokohet nga ndonjë partner social… Ky është momenti i duhur, marrë parasysh edhe gjendjen e vështirësuar ekonomike të qytetarëve edhe çmimet e rritura është e udhës që të votohet dhe ecet para me këtë projektligj që të hapet rruga për rritjen e pagës minimale”, tha ai.

Edhe Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) bëri thirrje që të votohet projektligji i cili përcakton shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Muja tha se rritja e pagës minimale do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë në Kosovë.

Sipas tij, paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011.

“LVV e mbështet dhe i rekomandon Kuvendit ta mbështes këtë Projektligj sepse synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore. Propozimi për pagën minimale mbështetët në organizatën minimale të punës. Paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kjo edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas viti”, ka thënë Muja.

Tutje ai shtoi se grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë.

“Shumica e tyre janë 16 deri në 34 vjet. Shumicën e vendeve evropiane paga minimale është gjysma e pagës mediate dhe kjo rritje do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë”, tha Muja/telegrafi/

Më Shumë

Arsenali e ka prioritet transferimin e Gabriel Jesus

Gabriel Jesus pritet të jetë ndër futbollistët e parë që do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror. Ardhja e Erling Haaland i...

G-7 paralajmëron për pasojat e krizës së drithërave

Grupi i Shtatë ekonomive kryesore të botës paralajmëroi të shtunën se lufta në Ukrainë po krijon një krizë globale ushqimore dhe energjitike që kërcënon...

Raketat, prodhim britanik me të cilat ukrainasit godasin forcat ruse – pasi u përshtaten për t’u ‘hedhur’ nga automjetet e vogla

Ukraina ka shfaqur raketat britanike Brimstone që përdoren në mbrojtjen e vendit kundër forcave pushtuese ruse të Vladimir Putin. Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, arma...

Fillon ndërtimi i një kilometre rrugë në fshatin Bubavec të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat e komunës së Malishevës, kanë filluar punimet në ndërtimin e afro një kilometri rrugë në...

‘Jetoj me tre burra në shtëpi’/ Çiljeta bën rrëfimin e pazakontë

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka bërë një rrëfim ndryshe për familjen e saj. Ajo ka...

“Je e mirë me t’pre në fyt”, prizrenasi tmerron bashkëshorten, e kërcënon me prerje në fyt

Një rast mjaft i frikshëm i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku viktimë si në shumicën e rasteve rezulton të jetë një...

Personi me probleme psikike ia vë flakën një veture në Malishevë

Një person në Malishevë u arrestua nga policia pasi dyshohet se ia kishte vënë flakën një veture e cila ka qenë e vendosur në...

210-vjetori i lindjes së Edward Lear, poeti dhe piktori që dokumentoi Shqipërinë e shekullit XIX

Në 12 Maj 1812, në Highgate, Angli, lindi Edward Lear, poet dhe ilustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e...

Pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO brenda javësh, thotë Kanadaja

Kanadaja shpreson për një proces të shpejtë pranimi në NATO për Finlandën dhe Suedinë, pasi Finlanda edhe formalisht aplikoi për anëtarësim në aleancën veri-atlantike. Kjo...

Thaçi në Hagë deklarohet i pafajshëm – thotë se nuk i ka kuptuar akuzat e reja për shkak të redaktimeve të shumta

Në Hagë është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra...

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus në Poloni

Protestuesit në Poloni hodhën ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus, Sergei Andreyev, teksa ai tentoi të vendoste lule në një memorial në Varshavë kushtuar...

Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19, një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi...

Sot mot me diell dhe temperatura të larta

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell. Sipas parashikimit të motit sot dhe nesër do të ketë më shumë...

Malisheva fiton nga Gjilani po mbetet në pozitë që e largon nga Superliga

Malisheva ka realizuar fitore nga Gjilani, në ndeshjen e sotme, në kuadër të Javës së parafundit të Superligës. Rezultati përfundimtar ka qenë 3-4. Sobowale dhe Berisha...

Rasti “Abi Çarshia”, përfundon gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Komunës së Prizreni

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të akuzuarit Islam Thaçi, Jetmire Vrenezi, Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi, gjatë fjalës përfundimtare në...

Shyhretja kështu rregullohet në pushime

Shyhrete Behluli këtë kohë po e shfrytëzon që të relaksohet në një vend superior. Pasi që është e angazhuar në sezonin e verës, këngëtarja në...

Lajmet e Fundit