17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Muriqi shumë afër La Ligas, detajet nga oferta e Mallorcas

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, mund ta vazhdojë karrierën në La Liga, në rast se Mallorca dhe Lazio arrijnë marrëveshje për transferimin e tij.

TuttomercatoWeb bën të ditur se futbollisti i Kosovës është gjithnjë e më pranë kalimit te klubi spanjoll.

Në bazë të këtij njoftimi, Mallorca ka bërë ofertë për huazimin e 27-vjeçarit me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

(Foto: Instagram/vedatmuriqi)

Në këtë rast, klubi spanjoll do të paguante 300.000 euro për huazimin e lojtarit në këtë afat kalimtar dhe 13 milionë euro për ta blerë kartonin e tij në afatin kalimtar veror.

Muriqi mund ta vazhdojë karrierën në La Liga te Mallorca

Lazio është gati të japë dritën e gjelbër, duke qenë se Mallorca ka garantuar t’ia paguajë rrogën nga tani deri në qershor. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit