16 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Mushkolaj:Qeverisja e Haskukës është karakterizuar me skandale

Opinionisti politik, Imer Mushkolaj thotë se qeverisja e Mytaher Haskukës është karakterizuar me skandale në Prizren.

Sipas tij,  Vetëvendosje e di se Prizreni tashmë s’është model që duhet shfrytëzuar për të kërkuar vota nga qytetarët në zgjedhjet lokale.

“Unë besoj që ka me pasë konkurrencë se kush do të jetë kandidat për kryetar, s’po di a me e quajt shtyrje me bërryla pasiqë po duket se Vetëvendosje s’është e kënaqur me mënyrën se si ka qeverisë Haskuka në Prizren. Mos të harrojmë se vazhdimisht qeverisja e tij të paktën bazuar në raportimet e mediave është karakterizu edhe me skandale që janë bërë publike dhe në njëfar forme VV-ja e din që Prizreni nuk është modeli që ajo do të duhej ta shfrytëzonte për me e kërku vota nga qytetarët në komunat tjera. Kështu mund ta ketë menduar para 4 vjetëve kur e ka fituar komunën e Prizrenit, por tash në fund të mandatit të Haskukës, përnjëmend Prizreni nuk është modeli që Vetëvendosja do të duhej me e shty përpara në kuptimin e bindjes së njerëzve që me e votu”, tha Mushkolaj për Express të enjten.

Tutje, Mushkolaj vlerëson se Haskukës nuk duhet t’i ipet mundësia për të kandiduar sërish marrë parasysh katër vitet e para të qeverisjes.

“Besoj që Vetëvendosja do të gjejë persona të tjerë, ose person tjetër i cili do të mund të kandidonte për kryetar, nuk jam i sigurt se zonja Millaku do të jetë kjo pavarësisht dëshirës së saj që të jetë kandidate për kryetare. Poashtu jam më se i bindur që një kryetari si Haskuka të mos i ipet mundësia që të kandidojë edhe njëherë, duke pasë parasysh qeverinë e tij gjatë katër vjetëshit të kaluar”, tha Mushkolaj

Më Shumë

Kosova nis me humbje kualifikimet për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Dardanët u mposhtën nga...

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Lajmet e Fundit