6.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Mustafa e Thaçi hyjnë në pazar

Kryeministri formal i vendit, Isa Mustafa edhe pse premtoi gjatë fushatës elektorale se ai është kundër politizimit të institucioneve të pavarura, duket se e tëra ka qenë vetëm një fushatë dhe asgjë më shumë. Dështimi i Isa Mustafës dhe i LDK-së për ta zgjedhur Veton Vulën në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, ka bërë që kjo parti të negocioj me PDK-në këtë pozitë.

Burime të Gazetës Blic të afërta me LDK-në kanë thënë se pa arritur marrëveshje me PDK-në, nuk ka gjasa që kjo parti ta marrë këtë institucion.

“PDK për t’ia votuar LDK-së Avokatin e Popullit, kërkon që t’i marrë dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, për të cilët është hapur konkursi para disa ditësh”, tha ky burim.

Në qershor pritet që kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit dhe anëtarit tjetër të kësaj gjykate, Kadri Kryeziut, që janë konsideruar të afërt me PDK-në e Hashim Thaçit t’u skadojë mandati.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, PDK qëllimisht nuk e ka votuar Veton Vulën për Avokat të Popullit, për faktin se nëse do ta votonte, atëherë LDK do ta kërkonte njërin nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. “Tash do të jetë më i lehtë negocimi me LDK-në”, tha ky burim.

Në anën tjetër, Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj zyrtarisht më anëtarët e dy partive politike, por askush nuk ka pranuar të flas zyrtarisht.

Deri te dështimi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit kishte ardhur për faktin se PDK e përkrahte Shqipe Malën, derisa LDK-ja Veton Vulën. Lufta se kush ta ketë këtë institucion, dhe mos arritja e kompromisit, bëri që sërish të dështoj zgjedhja e Ombudspersonit të ri të Kosovës.LDK, e sidomos Isa Mustafa gjatë kohës sa ishte në opozitë e kritikonte PDK-në që udhëhiqte me Qeverinë se ka kapur çdo institucion të pavarur, duke i instaluar njerëzit e saj në to./ Gazeta Blic

Më Shumë

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Pa pranga

Lajmet e Fundit