15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Mustafa: LDK-ja partia e vetme që mund t’i zgjidhë problemet në Kosovë

Isa ne bresanKryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shpalosur programin politik në Bresanë të Dragashit. Ai tha se LDK-ja përmes programit të saj, ofron zgjidhjen e shumë problemeve në Kosovë.

“Fokusi ynë mbetet zhvillimi ekonomik i vendit”, ka thënë Mustafa, transmeton TVPZ.

Ai premtoi se LDK-ja me ardhjen në pushtet do të ndryshojë politikat tatimore.

“LDK-ja do të angazhohet në avancimin e shëndetësisë dhe arsimit dhe do të zvogëlojë shpenzimet qeveritare”.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri, tha se LDK-ja insiston në shpërbërjen e Kuvendit, pas votimit për Gjykatën Speciale dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

“Ne kërkojmë që zgjedhjet nacionale të mbahen në javën e parë të qershorit”, tha Beqiri. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit