5.2 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Mustafa: Lërini sondazhet, t’i kryejmë obligimet e qeverisjes

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se sondazhet janë bërë sëmundje aktuale. Nën ndikimin e tyre, thotë ai, subjekte dhe institucione të caktuara, po i harrojnë zotimet dhe përgjegjësitë e tyre para qytetarëve.

“Me Program qeverisës jemi zotuar për zhvillim më të shpejtë ekonomik, për rritje të punësimit, për fillimin e projektit të Kosovës C prej një miliard euro”, shkruan kryeministri në llogarinë e tij në facebook.

“U zotuam kohëve të fundit për transformimin e FSK-së në ushtri. Kemi marrë obligimin për liberalizimin e vizave duke i plotësuar 94 nga 95 kritere të vëna nga BE. Kohëve të fundit na kanë rënë barrë dy dëme të mëdha të shkaktuara nga papërgjegjësitë në periudhën e kaluar. Kosova detyrohet të paguaj mbi 5 milionë euro për parregullsitë në procesin e pasaportave dhe rreth 30 milionë euro për parregullsitë në qeverisjen korporative të Post-telekomit të Kosovës. Dhe tani, thua se po e harrojmë ushtrinë, po i harrojmë investimet e mëdha po e rrezikojmë liberalizimin, dhe po kërkojmë shkas, qoftë me mocion qoftë në mënyra tjera për të shkuar në zgjedhje”, vazhdon tutje kryeministri.
Sipas tij, është paradoksale të thuhet se të gjithë jemi gatitur për të bërë ushtrinë dhe në të njëjtën kohë të organizohet peticion për të lënë anash këtë zotim e për të shkuar në zgjedhje të reja.

“Dikush dëshiron të harrohen edhe dëmet milionëshe të shkaktuar vendit dhe të merremi me zgjedhje”, vlerëson kryeministri Mustafa.

“Rrugëdalja nuk është të ikim nga përgjegjësia, të bëhemi rob i sondazheve, sepse kur i kemi hyrë kësaj pune jemi marrë vesh ta qojmë deri në fund, ndërsa sondazhet i bëjmë kur të përmbyllim punët dhe kur u vjen koha e zgjedhjeve të rregullta”, shkruan ai.
“E di që është më vështirë të punohet dhe të përmbushen zotimet para qytetarëve sesa të mbahen zgjedhje, por si Kryeministër nuk u trembem sfidave dhe përmbushjes së zotimeve, siç jemi pajtuar me këtë koalicion qeverisës. Ashtu sikur shpresoj se as Kuvendi dhe deputetët e Kuvendit nuk do të dorëzohen para kauzave të rrejshme për demarkacionin, sepse e vërteta gjithherë del në shesh”, përfundon shkrimi i tij./Insjaderi.com

Më Shumë

Rahoveci me nëntë përforcime synon mbijetesën në Ligën e Parë

Pas emërimit të trajnerit Liridon Leci, Rahoveci ka bërë 9 përforcime për pjesën pranverore të sezonit. Skuadra ka përmirësuar sulmin me Erduan Ibrahimin, Henry...

Policia shqiptoi 1708 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1708 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit