19.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Mustafa: Nuk e meritojmë të mbesim popull i ngujuar

Isa Mustafa14-27Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me fatin tonë nuk duhet të eksperimentojnë të tjerët dhe nuk meritojmë të mbesim të ngujuar. “Askush nuk mund të merr si pretekst ikjen e qytetarëve tanë, për të argumentuar prolongimin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve në luftimin e korrupsionit dhe monopolin e kompanive publike dhe private që po ngulfatin bizneset e vogla.

“Zhvillimi ekonomik është një prioritet të cilin duhet ta arrijmë. Kemi shumë punë për të bërë, na nevojitet përkrahje nga të gjithë. Duhet ta luftojmë korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private dhe të krijojmë hapësirë të barabartë për çdo biznes. Nuk mund të lejojmë që të ngulfaten bizneset e vogla. Atyre do tu hapim mundësi dhe do të krijojmë kushte të barabarta për konkurrencë, nga licencat, doganat, kontrolli I cilësisë, regjimi I çmimeve, sistemi i prokurimit”, ka shkruar Mustafa.

“Krahas kësaj do ta bëjmë të qartë se ngujimi ynë me regjim të vizave na bënë shumë të kufizuar të kontaktojmë dhe të konkurrojmë me ekonomitë e vendeve evropiane. Në këtë situatë ne bëhemi konsumatorë të produkteve të të gjithëve, por produktet tona dhe puna jonë do të mbesin çështje vetëm e ‘pashallëkut tonë’, prandaj edhe ato duhet të marrin vizën evropiane dhe të konsumohen edhe nga të tjerët”.

“Qytetarët e Kosovës janë orientuar qartë për lidhje me civilizimin evropian dhe me vendet perëndimore. Kjo derë duhet sa më shpejtë të na hapet, sepse është rrezik që njerëzit, disa për interesa të tyre e të tjerët, nga humbja e shpresës po ia mësyjnë nganjëherë edhe lindjes”, shkruan ai.

“Ne do ta ndërtojmë fatin tonë me përgjegjësinë, nuk do të eksperimentojmë me te. Por poashtu, nuk duhet që me fatin tonë të eksperimentojnë as të tjerët, duke na vënë kushte çdo ditë, sepse nuk meritojmë që ne të mbesim popull i ngujuar në Evropë. Askush nuk mund të merr si pretekst ikjen e qytetarëve tanë, për të argumentuar prolongimin e liberalizimit të vizave. Kjo lëvizje jonë është e panatyrshme, por nuk është çështje e panjohur se drejt vendeve perëndimore lëvizin çdo vit edhe qytetarët e vendeve të Shengen-it dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, përfundon Mustafa postimin e tij në Facebook.

Më Shumë

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. E...

Lajmet e Fundit