6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Mustafa si Thaçi, komunikon përmes rrjeteve sociale

Në raport me mediat, Qeveria e Isa Mustafës ngjason me atë të kaluarën të udhëhequr nga Hashim Thaçi. Me një dallim të vogël nga Thaçi, Mustafa ka emëruar një zëdhënës, por Arban Abrashi – që është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale – nuk është në dispozicion të gazetarëve.

Shkëlqim Hysenaj, anëtar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka thënë se Mustafa po mundohet që ta kopjojë Thaçin, duke komunikuar me publikun vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Strategjia të cilën po e përdor kryeministri Mustafa për të komunikuar me media, është një strategji e kopjuar nga ish-kryeministri Thaçi “, ka thënë Hysenaj, duke shtuar se AGK është njoftuar për pamundësinë e gazetarëve që të komunikojnë me ministrin Abrashi.

Me Abrashin e ka pasur të pamundur të komunikojë edhe TV Dukagjini. Ndaj, AKG rekomandojnë që kryeministri Mustafa ta caktojë një zëdhënës i cili merret vetëm me media.

“Ka çdo ditë ankesa nga gazetarët të cilët thonë se pavarësisht që dërgojnë disa herë pyetje tek zëdhënësi i Qeverisë, ata nuk marrin përgjigje. Qeveria duhet të mendojë seriozisht që të jetë më e hapur me gazetarët, në mënyrë që ta bëjë transparente punën e vet, e jo që mediat të jenë të detyruara që informacionet zyrtare t’i marrin përmes burimeve të tjera brenda kabinetit qeveritar”, thekson Hysenaj.

Mungesa e një zëdhënësi dhe e komunikimit me media nuk qëndron vetëm tek kabineti i kryeministrit. Mungesë të tilla ka edhe tek ministritë.

“Shumë Ministri të kabinetit qeveritar – konkretisht ministri për Punë të Brendshme, ministri i FSK-së, ministri i Infrastrukturës, dhe disa ministra të tjerë – janë të paqasshëm për media”, ka shtuar Hysenaj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës pret që Qeveria të reflektojë dhe të marrë parasysh rekomandimet e shoqatës së gazetarëve. /RTV Dukagjini/

Më Shumë

E trishtë! 12-vjeçares që vdiq në Spitalin e Prizrenit nesër i jepet lamtumira

L. Shala është 12-vjeçarja që vdiq të enjten në Spitalin e Pediatrisë në Prizren. Ngushëllime ka shprehur fshati Mushtisht, prej nga dhe ishte e ndjera,...

Simir Krasniqi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Simir Krasniqi, është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Zgjedhja e tij u bë me...

Lajmet e Fundit