5.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Mustafa: S’ka fitues me 30 për qind, ‘Blloku’ s’lëkundet

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimet politike për Kosovën i marrin deputetët e Kuvendit. Ai në një postim në Facebook ka thënë se rregull i demokracisë është shumica. Sipas tij nuk ka fitues me 30 për qind.

“Vendimet politike për Kosovën i marrin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ata treguan më dt. 17 korrik qartë përcaktimin e tyre. Ky do të jetë përcaktimi edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Falltaret e Koalicionit PDK, mund të flasin për çfarëdo vota, por Blloku shumicë LDK AAK Nisma tregoi se ka mbështetjen e 83 deputetëve dhe se mori besimin e shumicës së deputetëve. Ata që nuk e kanë të qartë, duhet të vetëdijesohen se shumica është rregull e demokracisë. Asnjë kërcënim mbi fragjilitetin e sigurisë, nëse PDK nuk është në pushtet dhe mbi “paprekshmërinë ligjore të fituesit” nuk e lëvizë konsistencën dhe besimin e këtij blloku shumicë. Nuk ka fitues me 30% të votave dhe me 37 deputetë nga 120 sish në Kuvendin e Kosovës. Fituesi është ai që merr votat dhe përkrahjen e shumicës së deputetëve, të cilët në mënyrë inkluzive determinojnë shumicën e votave të fituara nga qytetarët, pra mbi 50%. Koha që po kalon nuk do të qoj ujë në mulli të qeverisë Thaçi por do ta vërshojë këtë qeveri me gjithë përbërjen e saj të tanishme antikushtetuese, asambleiste-ekzekutive”, ka shkruar Mustafa./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi rikthehet në finale, synon trofeun e Kupës

Bashkimi e ka siguruar sonte përfundimisht finalen e Kupës, pasi mposhti Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 69-85. Skuadra e drejtuar nga Igor...

Kampionët vazhdojnë me fitore

Trepça e ka vazhduar serinë e fitoreve në ProCredit Superligë, kësaj radhe duke mundur Rahoveci 029 me shifrat 86:77. ‘Xehetarët’ e nisën fuqishëm ndeshjen, ku...

Lajmet e Fundit