Mustafa takon Bidenin në Munih, ftohet në SHBA

Mustafa takon BideninKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Munihut për Siguri, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.

Zyra për media e kryeministrisë njofton se Zëvendëspresidenti Biden e ka uruar kryeministrin Mustafa për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

“Gjatë bisedës, zëvendëspresidenti Joseph Biden po ashtu e ftoi kryeministrin Mustafa që ta vizitoi atë në Shtëpinë e Bardhë, në një të ardhme të afërt”, thuhet në këtë njoftim për media të ZKM-së.

Kryeministri Mustafa e falënderoi zëvendëspresidentin Biden, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën.

Më Shumë

Ballkani prezanton Almedin Klinakun

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv Almedin Klinaku, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës për sezonin e ri. Klinaku vjen si një përforcim...

Sonte krejt në Prizren për Kosovën, ndeshja parakualifikuese ndaj Shqipërisë për EuroBasket

Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, mes Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillohet sonte në Prizren. Dueli do të fillojë nga ora 19:00,...

Lajmet e Fundit