6.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Mustafa: Do të bëhet çdo gjë që migrimi ilegal të parandalohet

20150120143532486646Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz. Në këtë takim, Mustafa tha se do të bëhet çdo gjë që është e mundur me qëllim që migrimi ilegal të parandalohet, por edhe që të sigurohen kushtet që të kthehen qytetarët që kanë migruar.Mustafa theksoi po ashtu se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për lëvizje të lirë, si për shkollim ashtu edhe për biznes, dhe se Qeveria e Kosovës është mjaft e fokusuar që të plotësojë kushtet për procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, në këtë takim përmendi ndihmën dhe miqësinë që kanë Austria dhe Kosova, duke vënë theksin në prezencën e ushtarëve austriakë në vend dhe projektet zhvillimore që janë përkrahur.

Ministri Kurz kërkoi që Kosova të bëhet vend me ambient të mirë si për investitorët aktual ashtu edhe për investitorët e ardhshëm dhe gjithashtu theksoi përkrahjen për Kosovën në proceset integruese dhe për liberalizimin, por theksoi se duhet të adresohet çështja e migrimit ilegal.

Kurz u interesua edhe për procesin e dialogut dhe raportet fqinjësore në Kosovë. Gjithashtu, ministri paralajmëroi Samitin për Ballkanin, i cili pritet të mbahet në Vjenë të Austrisë. /Telegrafi/

Më Shumë

Në Prizren ujërat shkaktojnë telashe në lagjen “Dardania”|Video

Në Prizren, ujërat atmosferikë po shkaktojnë telashe në lagjen "Dardania". Ka kohë që banorët dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës duhet të kapërcejnë rrugën...

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit