8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Mustafa: Do të ndryshojmë Ligjin për Veteranët e Luftës

?Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se shteti duhet të respektojë të gjitha institucionet që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Mustafa, i cili do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka thënë se me ardhjen në pushtet të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ndryshohet Ligji për Veteranët, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un.

“Do të respektohen të gjitha institucionet që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me ardhjen në pushtet të LDK-së do të ndryshohet Ligji mbi Veteranët, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FARK-un”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ligji për Veteranët është votuar javë më parë pa votën e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo kishte ardhur, pasi që amendamentet e ligjit nga 20 sa kishin gjithsej, pesë kanë qenë të LDK-së dhe asnjëra prej tyre nuk është votuar.

Ligji për Veteranët e Luftës nuk i njeh si kategori ushtarët e FARK-ut, formacion ky i udhëhequr nga ish Qeveria e Kosovës në ekzil, e cila udhëhiqej nga Bujar Bukoshit.

LDK ka kërkuar të përfshihet në ligj edhe FARK-ut dhe Ministria e Mbrojtjes, por kjo është kundërshtuar nga PDK, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tyre, të gjithë luftëtarët e lirisë kanë luftuar nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më Shumë

Komisioni për të Pagjeturit del me raport për ecurinë e gërmimeve në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, këtë të premte do të mbajë konferencë për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në...

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Lajmet e Fundit