15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Mustafa: Të zbuten fjalët, të ulen gjakrat

Isa Mustafa14-27Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar që të mos zhvillohet fushatë ndaj tre anëtarëve të Qeverisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë thirrje që “të zbuten fjalët, të ulen gjakrat, sepse kështu nuk ndreqim punë”.

Mustafa ka theksuar se njerëzit e lindur dhe njerëzit që jetojnë në Kosovë kanë të drejtë të marrin përgjegjësi në institucionet e Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e kryeministrit Mustafa në Facebook:

Të zbuten fjalët, të ulen gjakrat, sepse kështu nuk ndreqim punë.

Nuk kemi aspak nevojë të zhvillojmë fushatë ndaj tre anëtarëve të qeverisë të komunitetit serb. Njëri prej tyre deri para disa ditësh ka qenë Kryetar i Komunës së Graçanicës, i zgjedhur me votat e qytetarëve dhe në procedura të organizuara dhe të mbikëqyrura nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Njerëzit e lindur dhe njerëzit që jetojnë në Kosovë kanë të drejtë të marrin përgjegjësi në institucionet e Kosovës.

Neve vazhdojnë të na ndajnë drejtësi njerëzit nga vendet e tjera; për këto vite shumë nga ata udhëhoqën Kosovën dhe sektorët më të rëndësishëm. Dhe nuk u bë kjo punë aq e madhe, sa tani po bëhet, nga disa, pjesëmarrja në qeveri e serbëve që janë lindur apo atyre që jetojnë në Kosovë.

Si Kryeministër i vendit do të angazhohem maksimalisht për integrimin e të gjitha komuniteteve dhe për respektimin e tyre. Na nevojitet kjo, për ta liruar veten e të merremi me probleme jetësore, me papunësinë, me skamjen, me drejtësinë.

Është mirë të mendojnë se a e meritojnë familjet e të pagjeturve dhe të pagjeturit, që Kryetari i Komunës së Prishtinës apo Kryetarja e Gjakovës t’i shfrytëzojë për agjenda politike apo që avokati i popullit të merret me cilësime të deklaratave politike, ose është më mirë që ata ti kryejnë punët e tyre dhe ti përmbushin premtimet e tyre para qytetarëve dhe para ligjit. Ashtu siç edhe ministrat duhet të mendojnë dhe ti njohin rrethanat, tragjeditë dhe pasojat e luftës para se të japin deklarata të pamatura.

Dhe, së fundi a mendojmë ne, që me shekuj i kemi ruajt objektet fetare, që kemi kultivuar tolerancë e fqinjësi të mirë, se tani kemi të drejtë t’ua ndalojmë njerëzve që të vizitojnë objektet e tyre të kultit, varrezat dhe shtëpitë e tyre. Dhe, kur asnjëri nuk e bën punën e vet, më së lehti i vjen me ia shti fitilin vendit.

Konsideroj se është më e mbarë që të krijojmë ura bashkëpunimi dhe të punojmë për arsyet të cilat na bashkojnë.

Më Shumë

Albin Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe: Çmimi i lirisë ishte i madh

Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti bëri homazhe në Krushë...

Samra Kërqagu zgjidhet kryesuese e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara në Rahovec

Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2025, në prani të anëtarëve të tij dhe nën udhëheqjen e...

Lajmet e Fundit