Kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar ashpër sot në mëngjes ndaj aksionit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dje ishin nisur drejtë shtëpisë së tij në Prapashticë.
Kryeministri përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur fashistë, kriminelë dhe kmerrë të kuq me yll në ballë aktivistët e Vetëvendosjes, për të cilët ka thënë se ja kanë traumatizuar nipërit dhe mbesat e tij.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
Dje kreret e Vetevendosjes me militantet e tyre atakuan, rrezikuan dhe shqetesuan familjen time te ngushte dhe te gjere ne shtepite dhe pronat e tyre ne Prapashtice. E penguan lirine dhe privatesine e tyre, frikesuan dhe traumatizuan mesat dhe niperit e mij, femij te vegjel. Ata, te moshes dy, pese e tetevjecare nuk e kuptojne se dikush mund te dhunoje te drejten e tyre, qetesine dhe sigurine ne kopshtin, ne hululajat e tyre. Nuk e kuptojne se ne kete vend ka kriminel te fshehur pas petkut politik, djem e vajza te nenave e baballareve qe i japin te drejte veti te shkelin mbi te drejten e femiut, mbi te drejten e familjes, mbi te drejten e prones.
Femijet akoma nuk kane arritur te mesojne per fashizmin dhe as per kmerret e kuq, per historine dhe krimet e tyre, por ata dje perjetuan kercenim te njejta, ata i pane kmerret e kuq me yll prane deres se tyre.
Femijet nuk e kuptojne, por duhet ta kuptojne ata qe organizuan dhe bene veprime te tilla, se kjo nuk iu lejohet. Se ata duhet te pergjigjen para ligjit per veprime e tyre.
Duhet ta kuptojne edhe organet e rendit dhe te drejtesise se nuk mund ti mbyllin veshet dhe te behen te shurdher dhe te verber ndaj atyre qe publikisht kercenojne shtetin, sepse pergjegjesite tona per shtetin dhe vendimet shteterore, nuk jane ceshtje private.