Mytaher Haskuka: Çka nëse Xheneta do të quhej Slavenka?

Deputeti nga Prizreni i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, është shprehur i zhgënjyer me reagimin e institucioneve lokale në Prizren për rastin e Xheneta Gashit – trevjeçarja që vdiq pasi muri i një shtëpie të vjetër u shemb mbi të në Zonën Historike të Prizrenit.

“Kaluan një javë nga tragjedia në Prizren dhe reagimi i vetëm institucional ishte vendosja e gypave të kanalizimit rreth objekteve të trashëgimisë. Nuk ka as inicim të ndonjë rasti në prokurori, kërkesë për përgjegjësi e as deklaratë nga zyrtarët qeveritarë dhe ‘presidenti’”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në Facebook.

“Çka kish ndodhë nëse viktima mos të kish qenë fëmija e një grumbulluesi kanaqesh por të kish qenë p.sh. ndonjë turist i huaj të themi anglez? Apo nëse Xheneta të kish pas emrin Slavenka? Çka të kish ndodhë diçka e tillë në Komunën e Prishtinës e cila qeveriset nga Vetëvendosje?”.

“Me siguri edhe presidenti i gazit edhe kryeministri i Zajednicës e edhe ministrat e tyre ishin qu peshë, për përgjegjësi dhe kishin inicu rast në prokurori. Me siguri rasti kish shku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ish diskutu gjerë e gjatë”, ka shkruar Haskuka. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit