20.4 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Mytaher Haskuka: Partitë e tjera politike s’duhet ta marrin asnjë votë në “Kurrillë”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kërkuar nga banorët e lagjes “Kurillë” në Prizren që, me 22 tetor të mos lejojnë asnjë votë të shkojë për subjektet e tjera politike.

“Për shkak të trajtim të padrejtë që iu është bërë orëve të ‘Kurillës’, më 22 tetor, partitë e tjera politike s’duhet ta marrin asnjë votë në ‘Kurrillë”, tha Haskuka

Banorët e lagjes “Kurillë” në Prizren, me ovacione pritën kandidatin për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe kandidatët për asamble komunale: Leudita Mejzini, Sedat Shkurti, Mynir Dukagjini, Ilir Gashi dhe Besama Hoxha.

“Para se të vij këtu, isha në takim me disa banorë të Gurishtes, pranë lagjes Dardania,ata prej 11 muajsh janë të bllokuar për shkak të problemeve pronësore që ka rruga për qarkullim. Përkundër tentimeve të shumta të banorëve për t’u takuar me Ramadan Mujën , banorët e kësaj lagje as pas një viti nuk kanë mundur ta takojnë atë, dhe as pas një viti nuk ka shkuar kush t’i vizitojë e t’ua qajë hallin këtyre 110 banorëve të kësaj lagje. Komuna duhet të ndërmjetësojë dhe të zgjidh problemin e banorëve, sepse banorët i paguajnë të gjitha shërbimet komunale”, tha ai.

“ Atë që e vërejmë këtu, nuk ekziston askund në botë. E kemi një qytet ku qytetarët vetë i rregullojnë, ujin, rrymën, kanalizimin, dhe atë pa ndihmën e Komunës, e Komuna ekziston vetëm për t’ua marrë taksat qytetarëve”.

“Njerëzit e Komunës më shumë kanë qenë të interesuar për dreka e darka se sa për hallet e banorëve të saj. Me Lëvizjen Vetëvendosje!, të gjitha punësimet do të jenë transparente. Për këtë ju siguroj nga tash”.
“Me qeverisjen tonë do t’iua kthejmë zejeve rëndësinë e tyre në qytet” .

“Do të hapim Qendrën për Ndërmarrësi dhe Inovacion, do të kemi një program për zhvillim ekonomik, i fokusuar edhe në arsim dhe

shëndetësi. Ne nuk do ta zbulojmë ujin e nxehtë, ajo që është bërë në Prishtinë do ta bëjmë edhe në Prizren. Mandati im qeverisës ka katër qëllime të cilat do t’i realizoj nëpërmjet 43 zotimeve”.

Këtij takimi iu bashkua edhe Albin Kurti.

“Me Mytaher Haskukën kryetar, ne do të kemi edhe transparencë në Komunë, edhe kompetencë në qeverisjeje, edhe shërbime publike cilësore, edhe ndihma sociale për skamnorë. Pa dallim feje dhe kombësie, Mytaheri do të jetë i dashur, i barabartë dhe i sjellshëm me çdo qytetar”, tha Kurti.

“Me Mytaherin gjendja do të ndryshojë. Mytaher Haskuka dhe drejtorët e tij në Komunën e Prizrenit, nuk do të jenë njerëz që do t’i shërbejnë Vetëvendosjes si parti, por do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve

Pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën po përjeton ditët më të ngarkuara të sezonit turistik. Nga data 1 deri më 17 korrik...

Gjakova për herë të parë mbështet Shkollën Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Gjakovës i është bashkuar për herë të parë si bashkëfinancuese edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare, që po zhvillohet në Universitetin...

Lajmet e Fundit