Drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, komenton vetëvrasjet e dy nxënëseve në Prizren

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri ka konfirmuar se viktima e javës së kaluar dhe viktima e ditës së premte kanë qenë shoqe të klasës dhe nxënëse të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

“Për neve të dya rastet janë ngjarje të rënda dhe shqetësuese”, ka thënë Susuri.

Ai kërkon mobilizim të të gjithë mekanizmave për të mos ndodhur më raste të tilla.

“Ne bashkë me policin jemi në analizë të këtyre rasteve”, ka thënë Susuri.

Një nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”, ka kryer vetëvrasje në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren.

Ajo është hedhur nga një ndërtesë.

Javën e kaluar një nxënëse e kësaj shkolle, pati bërë vetëvrasje.

Dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Rastet janë duke u hetuar nga Policia dhe Prokuroria në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit