16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nagavci: Vitin 2023 do ta përmbyllim me 500 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuara

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ora e parë e mësimit, ditën e premte i është kushtuar temës për personat me aftësi të kufizuara.

Nagavci përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se të premten bashk me përfaqësues të Handikos-it kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli”, në Prishtinë.

Ku siç ka shkruar ajo nga bashkëbisedimi me nxënës ka kuptuar që secili prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe se sa e rëndësishme është kjo ndihmë.

“Me vendimin tim, në të gjitha shkollat e Kosovës, të premten ora e parë e mësimit i është kushtuar kësaj teme me qëllim vetëdijësimin e nxënësve mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Në linjë me këtë, bashkë me përfaqësues të Handikos vizituam dje shkollën ‘Qamil Batalli’, në Prishtinë ku morëm pjesë në një orë mësimore në të cilën mësuesja po trajtonte temën e Aftësisë së Kufizuar. Nga bashkëbisedimi me nxënës e kuptova se secili prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe se sa e rëndësishme është kjo ndihmë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, tutje ka shkruar se si Qeveri e Republikës së Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime sa i përket aftësisë së kufizuar.

“Fillimisht, vitin 2022 Qeveria e ka shpallur Vit të Aftësisë së Kufizuar. Vitin 2023 do ta përmbyllim me 500 asistentë për këta fëmijë. Kemi ndarë buxhetin për Sintezën Vokale për personat e verbër e cila mund të përdoret nga viti i ardhshëm. Po ashtu jemi në proces të akreditimit të programit për aftësimin e personave që njohin gjuhën e shenjave. Si Ministri e Arsimit mbesim të përkushtuar që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë qasje të barabartë e arsim cilësor”, ka thënë ndër të tjera ministrja Nagavci./

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit