Naomi Campbell dënohet me 6 muaj burg

Gjashtë muaj burg për supermodelen Naomi Campbell. Ky është vendimi i një gjykate siçiliane për sulmin me çantë që Campbell i bëri paparacit italian Gaetano Di Giovani, në Gusht të 2009 -ës.

Supermodelja britanike ndodhej për pushime në Siçili, me të dashurin e asaj kohe, miliarderin rus Vladimir Doronin. Fotografi Di Giovanni po përpiqej të shkrepte disa foto të çiftit kur u vu re nga Campbell, e cila e goditi me çantën e krahut.

Paparaci italian pësoi dëmtim në njërin sy dhe iu deshën 3 ditë trajtim mjekësor.

Sipas britanikes “Telegraph”, ndonëse avokatët e supermodeles arritën një marrëveshje me paparacin italian për tërheqjen e padisë, prokurori Francesco Massara vendosi vazhdimin e gjyqit për shkak të interesit publik, si pasojë e akuzave të rënda të ngritura kundër Campbell.

Të premten, gjykata vendosi dënimin me 6 muaj heqje lirie për 45 – vjeçaren, e cila sipas “Telegraph” do ta apelojë këtë vendim.

Naomi Campbell është e njohur për sjelljet e saj agresive. Në 1998 ajo goditi asistenten personale me telefonin celularë dhe 10 vite më vonë ajo pranoi se kishte goditur një oficer policie në Britani, për shkak se i kishte humbur një valixhe.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit