NATO-ja e kënaqur me zhvillimin e FSK-së

Demolli-Andrew CullenOficeri për Politika dhe Plane të NATO-s, Andrew Cullen, ka bërë me dije se NATO-ja është duke përcjell nga afër zhvillimet në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai gjatë një takimi me ministrin Haki Demolli, ka thënë se NATO-ja është e kënaqur me zhvillimin, profesionalizimin dhe gatishmërinë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në përgjigje të situatave, të cilat i ka në kuadër të misionit.

Në njoftimin e MFSK-së, është thënë se oficeri Cullen ka shprehur interesimin për planet për zhvillimin e FSK-së në të ardhmen, si dhe ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin, profesionalizimin dhe hapjen e perspektivave të reja për FSK-në dhe sigurinë në përgjithësi në Kosovë.

Kjo është vizita e parë për këtë vit e Andrew Cullenit në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa e dyta pas asaj të dhjetorit, që prej se ai ka marrë këtë detyrë në muajin tetor të vitit të kaluar.

Më Shumë

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit