8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Ndahet nga jeta intelektuali prizrenas, inxhinieri i hidroteknikës, Galip Hoda

Është ndarë nga jeta intelektuali prizrenas, inxhinieri i hidroteknikës, Galip Hoda.

Inxhinieri Galip Hoda u lind në vitin 1943 në Prizren. Studimet universitare i përfundoi në vitin 1966 në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Beogradit.

Gjatë viteve 1969-1974  Galip Hoda ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i komisionit kushtetues.

Inxhinieri i shquar prizrenas, Galip Hoda gjatë veprimtarisë së tij profesionale në shërbim të Kosovës ishte pjesëmarrës i shumë projekteve të rëndësishme të vendit, siç ishin projekti i Liqenit të  Radoniqit, projekti i Hidrocentralit të Fierzës dhe projektet tjera.

Gjatë viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, Galip Hoda ishte Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizrenit, ndërsa në periudhën e pas çlirimit të Kosovës shërbeu edhe si  anëtar i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

Inxhinieri i Hidroteknikës, Galip Hoda me dijen dhe përvojën e tij shumëvjeçare n? sektorin e ujërave, në cilësin? e bashkëpunëtorit profesional kontriboi përmes shumë projekteve edhe në kuadër të UNDP-së, CDF, GTZ, IRC dhe shumë organizatave tjera ndërkombëtare.

Galip Hoda ishte përkrahës i madh i sportit prizrenas. Gjatë viteve shtatëdhjetë ishte anëtar i Klubit Futbollistik “Liria”, ndërsa nga viti 1990 deri në vitin 1999 ka shërbyer si sekretar gjeneral i klubit.

I ndjeri ishte nje humanist dhe aktivist i madh. Gjatë viteve nëntëdhjetë shquhej për kontributin e tij të dalluar në kuadër të Lëvizjes gjithëpopullore për çlirimin e Kosvës.

Varrimi i te ndjerit do të bëhet nesër, më 7 dhjetor 2022 në orën 12:00 në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Pritjet për ngushëllime do të organizohen në Hotelin “Theranda’ në Prizren nga dita e enjtë deri të shtunën, më 10 dhjetor. 

Më Shumë

Gjysmëfinalja vazhdon në kryeqytet, Bashkimi kërkon fitoren e dytë ndaj Borës

Seria gjysmëfinale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte me ndeshjen e dytë, ku Bora pret Bashkimin në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Takimi zhvillohet nga...

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Lajmet e Fundit