Ndalohet një sulm terrorist në Florida, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga autoritetet amerikane në Key West, Florida, pasi dyshohet se do të kryente një sulm me bombë në një plazh publik, i frymëzuar nga ISIS.

Hetimet ndaj Harlem Suarez kanë nisur pas postimeve të tij në rrjetet sociale në mbështetje të Shtetit Islamik, me retorikë ekstremiste.

Suarez i ka thënë një agjenti të FBI-së se donte të ndërtonte një bombë me sahat, të cilën do ta vendoste nën rërë dhe më pas ta shpërthente. Ai i kishte kërkuar agjentit të FBI-së ta ndihmonte në realizimin e synimit të tij, transmeton TCH.

23-vjeçari u arrestua ditën e hënë, ndërsa të martën bëri paraqitjen e tij të parë para gjykatës. Ai njihet edhe me emrin Harlem Suarez.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit