10.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Ndërhyrje joligjore në Qendrën e Kompetencës në Malishevë

Duke u bazuar në rrethanat e krijuara në Qendrën e Kompetencës në Malishevë , konsiderojmë që fillimi i punës në këtë Institucion Arsimor është duke u përballur me vështirësi të cilat cenojnë integritetin e sistemit arsimor, cenojnë ligjin për arsimin parauniversitar dhe kufizojnë përpjekjet dhe angazhimin për definimin e arsimit profesional.

Duke besuar në perspektivën dhe angazhimin institucional që arsimi profesional të konsolidohet dhe të punoj në drejtim të hapjes së programeve dhe zbatimit të strategjisë kombëtare për arsimin profesional, edhe Komuna e Malishevës u bë pjesë e bashkëpunimit institucional që Qendra e Kompetencës të jetë pjesë e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Agjencionin për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr) dhe e përkrahur nga GIZ- organizatë gjermane.

Por shumë shpejt jemi gjetur në situatë jo bashkëpunuese të cilën e reflektoj AAAPARr. Kjo u bë evidente kur ky institucion fillojë të paraqes veprime të cilat kanë tendenca politike dhe cenojnë ligjin për arsimin parauniversitar. Veprimet e kësaj agjencie reflektuan menjëherë dhe po reflektojnë që synim i këtij agjencioni ishte jo transparenca dhe jo gjithëpërfshirja, e mosrespektimi i ligjit për arsimin parauniversitar, por siç duket arritja e synimeve të ngushta të menaxhmentit të saj. Me veprimet e kësaj natyre është cenuar integriteti i marrëveshjes. Zbatimi i saj është rrezikuar që disa muaj nga AAAPARr, duke përdorur veprime, të cilat e dëmtojnë punën e këtij institucioni arsimor të shumëpritur në Komunën e Malishevës dhe cenojnë ligjin për arsimin parauniversitar.

Komuna e Malishevës ka ndërmarrë veprime të cilat kanë pasur për qëllim të bëjnë të mundur tejkalimin e problemeve të krijuara me nevojat për punësimin e kuadrit arsimor. Zhvillim tjetër shokues nga përkrahja e kësaj marrëveshje ka qenë edhe tërheqja prej përkrahjes nga GIZ -organizatë gjermane, e cila i ka dhënë jetë marrëveshjes sonë . Duke parë këtë largim të GIZ dhe rrethant e krijuara të cilat kanë cenuar ligjin për arsimin parauniversitar, komuna e Malishevës po ashtu ka tërhequr nënshkrimin nga Marrëveshja e Bashkëpunimit dhe ka realizuar disa takime me autoritetet arsimore të Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional. Edhe këto takime sipas reagimeve të tanishme kanë rezultuar të pa dobishme.

Vlerësojmë përfundimisht se Marrëveshja e Bashkëpunimit është e shkëputur dhe e paimplementueshme, nuk ka mundësi të vazhdohet deri në një zhvillim tjetër, i cili do të jetë gjithëpërfshirës dhe cilësor. Po ashtu i bëjmë me dije MASHT-it se duhet të ndërmarrë veprime të shpejta, të evitojë ndërhyrjet, të cilat cenojnë arsimin parauniversitar dhe dëmtojnë procesin e vetëqeverisjes lokale dhe pamundësojnë zbatimin e ligjit për arsimin parauniversitar. Kërkojmë nga AAAPARr që të mos ndërhyjë në kompetencat e Komunës së Malishevës dhe të mos dëmtojë vijueshmërinë e procesit edukativo arsimor në Qendrën e Kompetencës, duke sjellë personel arsimor i nxjerrë nga konkurse jo ligjore, kjo edhe pas tërheqjes së nënshkrimit të kryetarit të Komunës së Malishevës nga Marrëveshja e Bashkëpunimit.

Komuna e Malishevës do të vazhdojë të jetë dhe është kompetente në trajtimin e problemeve të krijuara në arsimin profesional dhe kjo gjithmonë në zbatim të ligjit për arsimin parauniversitar. Po ashtu do të jemi të përkushtuar që të jemi pjesë e bashkëpunimit në të ardhmen me të gjitha institucionet kredibile arsimore brenda dhe jashtë vendit, dhe kjo vetëm në suaza të përkushtimit me veprime cilësore gjithëpërfshirëse dhe ligjore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më...

Fetahaj pasi u shpall kampion me Suharekën: Ishte rrugëtim i vështirë – do jemi konkurrues edhe në Superligë

Klubi i FC Suharekës është shpallur kampion i Ligës së Parë, grupi A dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën e Kosovës...

Lajmet e Fundit