4.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Ndërkombëtarët: Lojë e rrezikshme e Hashim Thaçit me Specialen!

Zvarritja e krijimit të Gjykatës Speciale, shihet si një lojë e rrezikshme që po e luan Hashim Thaçi. Një diplomat i lartë i akredituar në Prishtinë, i ka thënë Gazetës Blic se ndërkombëtarët janë të shqetësuar me këtë “lojë” të liderit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas këtij diplomati, pavarësisht pse lideri i PDK-së para opinionit dhe në takimet me diplomatë të ndryshëm po mundohet të tregoj se po punon në drejtim të sigurimit të votave për themelimin e Gjykatës Speciale, askush nga ndërkombëtarët më nuk po beson se ai këtë çështje e ka seriozisht.

“Ne e dimë që ai nuk e ka shumë seriozisht në këtë punë dhe e dimë fuqinë e tij, prandaj deklaratat e tij nuk janë të sinqerta”, tha ky diplomat.

Gjithnjë sipas këtij diplomati ndërkombëtar, ky veprim i Hashim Thaçit i ka rebeluar teje mase ndërkombëtarët.

“Me këtë sjellje Hashim Thaçi shumë shpejt do ta humb besimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Hashim Thaçi e kishte mbledhur Grupin parlamentar të PDK-së, ku kishte kërkuar mbështetje nga deputetët për Gjykatën Speciale, në të kundërtën ai kishte paralajmëruar dorëheqjen nga kryetari i partisë.

Pavarësisht kësaj, shumë deputetë të PDK-së vazhdojnë të jenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Në anën tjetër, analisti politik, Halil Matoshi në një deklaratë që e ka dhënë dje për Gazetën Blic ka thënë se Hashim Thaçi po luan lojë të dyfishtë.

“Mendoj se kjo është vetëm edhe një farsë në vazhdën e bombardimit të publikut kosovar me këso lojërash të dyfishta të vet liderit të PDK-së, Zotit Hashim Thaçi. Që ditën kur dështoi votimi i amendamentit nr. 24 në Kuvend, që mundëson krijimin e Gjykatës Speciale, ai është dashur të mendojë se ai po e komplikonte situatën tej mase, prandaj këtë kinse presion është dashur t’ua bëjë deputetëve të partisë së tij para se ata të votonin kundër”, ka thënë Matoshi.

Sipas tij, të gjithë e dinë, se Hashim Thaçi ka kontroll të plotë mbi partinë.

“Publiku kosovar e dinte se pos deputetëve Hasani e Demaku, të gjithë të tjerët janë nën diktatin e liderit të partisë, e posaçërisht Flora Brovina e cila me urdhra të Thaçit e mbajti peng për gjashtë muaj krijimin e Qeverisë”, ka thënë Matoshi për Gazetën Blic.

Para katër javësh, ishin pikërisht 13 deputetë të PDK-së, ata të cilët e rrëzuan në Kuvend amendamentin kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Më Shumë

Bedri Hamza në Malishevë: Do ta themelojmë Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka qëndruar mbrëmë në Malishevë, ku ka thënë se programi i tij ofron zgjidhje...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Lajmet e Fundit