12.2 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Ndërkombëtarët: S’do të ndërhyjmë, është proces demokratik

Zhbogar6-13Diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë vazhdojnë të shprehin qëndrimin se nuk do të përzihen në krijimin e institucioneve të reja.

Diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë vazhdojnë të shprehin qëndrimin se nuk do të përzihen në krijimin e institucioneve të reja, pavarësisht se kanë kaluar me shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Madje, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff thanë se është demokratike shtyrja e formimit të institucioneve, sikurse ndodh edhe në vendet tjera, transmeton RTK.

Përfaqësuesi I Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën që të lëvizë drejtë formimit të institucioneve, por duke ritheksuar se nuk do të interferojnë në këtë proces, por do t’ua lënë në dorë vet partive politike parlamentare që t’i zgjidhin institucionet.

“Besoj se Kosova do të lëvizë shpejtë sa i përket situatës politike, gjithçka ka të bëjë me një proces demokratik. Ne kemi pasur zgjedhje të mira, është stopuar në formimin e institucioneve, patëm një pyetje në gjykatë, që është demokratike edhe për vendet e tjera. Do të shohim se çfarë do të ndodhë javën tjetër, ne nuk kemi ndërhyrë, nuk duam të ndërhyjmë dhe Kosovës nuk i nevojitet të ndërhyjmë”, tha Zhbogar.

Ndërhyrjen për të formuar institucionet nuk do ta bëjnë as ambasadorët e akredituar në Kosovë, duke ua lënë në dorë vet liderëve të partive politike që t’i zgjidhin këto çështje.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, tha se faktori ndërkombëtar, por vet ai, janë duke e vëzhguar situatën nga afër, mirëpo, megjithatë nuk do të ndërhyjnë. Madje, ambasadori Cliff tha se është normal që të shtyhet formimi i institucioneve më shumë se që nevojitet, duke marr shembuj edhe nga shtetet tjera të Evropës.

“Ne nuk do të përfshihemi në këtë proces. Sa i përket Britanisë së Madhe, ne e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial, por nuk është puna e jonë të themi se kush do të jetë kryeministër e kush kryetar Kuvendi. Këto gjëra i përkasin politikanëve kosovar për t’i zgjedhur”, tha Cliff.

Ai me tutje shtoi se zakonisht këto gjëra sqarohen në Gjykatë Kushtetuese, por duke e pasur parasysh që Kosova ka vetëm pak vite shtet, nuk ka arritur ende të krijojë presidente kushtetuese.
Cliff i i ka ftuar të gjithë, që të mbështesin Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht se vendimi i fundit nuk i ka pëlqyer shumë kujt, por që kjo është shumë normale.

“Ne duhet të mbështesim Gjykatën Kushtetuese, është një institucion i pavarur. Mendoj se do të ishte shumë e dëmshme nëse ne fillojmë t’i kontestojmë vendimet e Kushtetueses. Ne e kemi mbështetur këtë gjykatë edhe në të kaluarën. Ka të atillë që nuk u pëlqejnë vendimet e kësaj gjykate dhe kjo por është normale”, theksoi Cliff.

Deri me tani diplomatët ndërkombëtarë nuk kanë dhënë shenja interferimi në zgjidhjen e krizës politike, duke ua lënë krejtësisht në dorë politikanëve vendor që ta zgjidhin atë.

Më Shumë

Trepça i kundërpërgjigjet Bashkimit, barazohet seria finale

Trepça ka triumfuar në finalen e dytë të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 79:72 (20:20, 21:21, 17:17, 21:14). Tani seria barazohet në 1:1, raporton PrizrenPress. Vendasit...

18 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Lajmet e Fundit