27.1 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Ndërkombëtarët të adresojnë oligarkët e korruptuar

Derisa po vazhdon seria e publikimeve të përgjimit me dosjen ‘Pronto 2’, një skandal që zbardh të dhëna dhe fakte se sa thellë kanë depërtuar krimi dhe korrupsioni i nivelit të lartë politik në kapjen e të gjitha institucioneve të shtetit për interesat kriminale të grupeve të caktuara, analistët politikë dhe përfaqësues të subjekteve politike opozitare konsiderojnë se tani është koha e fundit që edhe ndërkombëtarët të distancohen nga kjo klasë politike e kriminalizuar në pushtet dhe të mbështesin një opsion puro të ri politik qytetar, shkruan gazeta Kosova Sot.

Vetëm publikimet e fundit të dosjes ‘Pronto 2’ janë një argument i mjaftueshëm edhe për ndërkombëtarët që të ndërpresin besimin e bashkëpunimin me këtë klasë politike që ka kapur shtetin dhe po e pengon zhvillimin e tij, në të cilin një investim të madh e kanë bërë edhe miqtë ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. Heshtja kundër kësaj dukurie dhe vazhdimi i përcjelljes së saj nëpër medie, pa asnjë veprim ndëshkues, konsiderohet si zhvendosje e qëllimshme e vëmendjes mediale te dosja ‘Pronto’, për t’iu larguar rastit të rëndë të Demarkacionit dhe të Asociacionit dhe nuk shkon fare në funksion të luftimit të krimit dhe të korrupsionit.

Politika e ndershme e shpëton shtetin

Deputeti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, pohon se derisa nuk ndodh ndërrimi gjeneral i kësaj klase politike në pushtet, e cila pa të drejtë po mbështetet edhe nga ndërkombë- tarët, shteti i Kosovës nuk mund të forcohet dhe zhvillohet si shtet normal pa krim dhe korrupsion.”Korrupsioni eliminohet vetëm me ardhjen në pushtet të një klase të pakorruptuar politike, e vendosur ta fitojë këtë betejë që është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Edhe kërkesat e ndërkombëtarëve drejtuar të korruptuarve që ta luftojnë korrupsionin tingëllojnë si farsë. Kosova ose do ta fitojë luftën mbi korrupsionin ose do të rrënohet si shtet. Sado që strukturat korruptuarve duken të forta, ato do ta pësojnë, Kosova do të fitojë mbi korruptonin, sepse në këtë vend ka më shumë njerëz të ndershëm sesa të korruptuar”, tha Kurteshi. Mirëpo, analistët politikë vazhdojnë të jenë shumë më kritikë karshi faktorit monitorues ndërkombëtar, që nuk po e izolon më shpejt këtë klasë politike të kriminalizuar në pushtet, sesa që janë kritikë ndaj vetë atyre që drejtpërdrejt janë të përfshirë në veprimet kriminale. Kjo pakënaqësi i adresohet faktorit ndërkombëtar, ngase vlerësohet që ndikimi i miqve ndërkombëtarë në aspektin e zhvillimeve pozitive dhe distancimin nga politika kriminale do t’i përshpejtonte shumë më fuqishëm proceset pozitive.

Më Shumë

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Parimi ynë është i qartë: të kontribuojmë me integritet në zhvillimin komercial të vendit tonë, duke ofruar produkte të besueshme, të shëndetshme dhe me...

Berisha viziton KBI-në në Prizren me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Nismës Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, së bashku me një pjesë të kryesisë...

Lajmet e Fundit