15.8 C
Prizren
E martë, 2 Shtator, 2025

Ndërkombëtarët të zhgënjyer me lidershipin politik të Kosovë

Flamujt e BEDiplomatët ndërkombëtar në Kosovë kanë nisur të frustrohen me lidershipin politik të Kosovës që nuk po gjen rrugëdalje nga bllokimi politik i shkaktuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Disa diplomatë perëndimorë, që kanë folur për “Kohën Ditore” në takime të ndara, me kusht të anonimitetit të plotë, janë shprehur të zhgënjyer me paaftësinë, apo me mungesën e vullnetit të partive politike që të gjejnë zgjidhjen për bllokimin, por kanë insistuar se mbeten të vendosur që të mos ndërhyjnë në proces.

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se vazhdimi i situatës së tanishme – të cilën disa e quajnë krizë politike, disa institucionale, e disa thjesht bllokim – do të shkaktojë pasoja të shumta për Kosovën, si politike ashtu edhe ekonomike.

“Ne nuk do të ndërhyjmë, por nëse situata vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe një kohë, që është e papranueshme për ne, do të ndryshojmë qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë një diplomat nga një shtet evropian, duke mos dashur të japë një afat kohor kur mund të ndodh ndryshimi i qëndrimit.

I pyetur se çka nënkupton me ndryshim të qëndrimit, ai ka qartësuar se nuk bëhet fjalë për ndryshim në raport me statusin e Kosovës, por është rreth përkrahjes që Kosova mund të marrë në të ardhmen.

“Nëse liderët tregohen të papërgjegjshëm, sigurisht se do të shtrohen pyetje, pse t’i përkrahim njerëzit e tillë”, ka thënë ky diplomat..

Më Shumë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Ali Dula, pritet me entuziazëm nga qytetarët në treg

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Rahovecit, Ali Dula, zhvilloi një vizitë në tregun qendror të qytetit, ku u prit me...

81 aksidente përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

81 aksidente trafiku u regjistruan gjatë ditës së shtunë në Kosovë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 36 aksidente u shënuan me persona të...

Lajmet e Fundit